E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha nuk flet per Barend Cohen..

Ne pranveren e vitit 2005 ndersa Lulezim Basha po kandidonte si ylli i ri i Berishes njeriu qe e kishte shkolluar dhe kishte ndjekur me perkushtim ateror gjithe rrugen e tij te veshtire ne Holande dhe me pas ne Kosove Barend Cohen mberriti ne Rinas me nje buqete lulesh per ti uruar Lulezim Bashes futjen ne politike.

Ai shkoi ta priste ne Hotel Sheraton por Lulezim Basha nuk gjeti kohe te shkonte ta takonte. Njeriu i mire Barend Cohen u kthye i deshperuar ne Hollande dhe pas nje muaji vdiq. Familja e tij e deshperuar beri kujdes te paralajmeronte Lulezim Bashen te mos guxonte te shkonte ne ceremonine e varrimit.

Portreti mosmirenjohes i Lulezim Bashes ketu u plotesua ne cdo detaj. Prej vitit 2001 ai kishte aty banesen e vet dhe familjen e vet. Gruaja e tij Aurela Isufi vjen nga nje familje e afert me Vebi Alimucen bosin e firmes piramidale Vefa. Daja e saj Refati ishte martuar me motren e Vebi Alimuces por kjo nuk ishte gjithcka.

E rendesishme ishte se familja e saj kishte thuajse nen kontroll gjithe punet e VEFA qe nga arka e deri tek siguria personale e Alimuces. Disa investime te bera me paret e VEFA ne Ujin e Ftohte ne Vlore kaluan ne emra te familjes.

Sot nese shkoni ne Uje te Ftohte ne Vlore do te shikoni buze detit bile fare mbi det nje kantier ndertimi rrethuar me llamarina. Ndertues eshte babai dhe vellai i gruas se Lulezim Bashes mbi troje te perfituara ne ate kohe. Nena e saj dhe ajo vete kane bere transaksione te kesaj kompanie brenda dhe jashte vendit.

Pas vitit 1997 ajo dhe vellai i saj u shkolluan ne Holande nderkohe qe formalisht prinderit e tyre ne Tirane ishin te varfer dhe pa pune.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›