E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Gati paketa e shpëtimit për Portugalinë

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kanë përfunduar përpilimin e paketës së shpëtimit për Portugalinë e zhytur në borxhe, në vlerë prej 78 miliardë eurosh.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian deklaroi në Lisbonë, se jemi të bindur që programi i shpëtimit vë bazën për forcimin e ekonomisë portugeze. Më parë qeveria e pakicës në detyrë dhe partitë e opozitës kishin miratuar paketën e ndihmës.

Në qershor në Portugali do të zgjidhet parlamenti i ri. Priten ndryshime në qeverisjen e vendit. Pas Greqisë e Irlandës, Portugalia është shteti i tretë i euros që merr ndihma në miliarda.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›