E Shtunë, 31 Tetor 2026

I sapodiplomuari pasunar

E bleme se kredia ishte me e lire se qeraja - tha ne emisionin 5 pyetje nga Babaramo kandidati i PD per Tiranen Lulzim Basha kur u pyet lidhur me blerjen
e nje shtepie ne Holande e cila mbart shume dyshime dhe deklarime kontradiktore e te pabesueshme nga palet.

Gjithsesi nga kjo deklarate kuptohet se Basha kishte nevoje te kursente. E kuptueshme. Por nese i hedh nje sy deklarates se pare te pasurise se Bashes ku renditen nga vete ai pasurite e blera gjate viteve 2002 dhe 2003 ka dicka qe stonon shume me kete nevoje per kursim.

Kredia eshte marre ne dhjetor 2001 dhe kush merr kredi e di qe dy vitet e para jane me te veshtiret sidomos per ata qe kane nevoje te kursejne. Por te deklarimet e Bashes shohim se pikerisht keto muaj te pare menjehere pas marrjes se kredise jane mbushur me blerje pafund.

Deklarata e firmosur nga vete Basha ne tetor 2005 tregon se pasi merr nje kredi prej rreth 200 mije eurosh per shtepi ne Hollande Basha shpenzon ne Shqiperi rreth 400 mije euro te tjera per te blere tre apartamente nje ne Durres dhe dy te tjera ne Tirane.

Si nje miliarder tipik smund te mos blinte edhe piktura prej mijera eurosh servise porcelani makina luksoze dhe unaza me diamante. Si eshte e mundur per nje kredimarres nga nevoja

Lulzim Basha gjeti nje pune te mire ne Kosove pasi u diplomua me sakrifica te medha ne Holande sic deklaron vete shkoi pastaj para noterit bleu nje shtepi ne rrugen me te qete te Utrecht-it pasi kishte marre nje kredi prej mbi 200 mije eurosh ne banken me rigoroze te Holandes

Mirepo cfare ben ato dy tre vitet e para kur duhet te paguante shumat marramendese per te shlyer kredine Ble edhe tre shtepi te tjetra. Nje shtepi ne Tirane me 205.000 dollare ne vitin 2003. Nje shtepi tjeter ne Durres me 33 mije euro ne vitin 2005.

Po gjate asaj kohe kur ishte duke lare kredine ne Hollande ble nje tjeter apartament ne Tirane me 62 mije dollar ne vitin 2002. Sa behen deri tani Plot 267 mije dollar si edhe 33 mije euro Pikerisht gjate kohes kur duhet te shlyente edhe kredine prej mbi 200 mije eurosh ne Holande

Po nuk mbaron me kaq ne vitin 2004 zoteria ne fjale ble edhe nje automjet Mercedes-Benz me cmimin 72 mije euro. Le te bejme tani llogarine e plote Kerkon kredi ne
Hollande dhe merr nga banka plot 199 726 euro. Kjo kredi si edhe gjithe shpenzimet e tjera te siperpermendura arrijne ne shumen totale prej 304.726 euro - 267 000 dollare.

Me kursin e kembimit ne ato vite perllogaritet qe zoti Basha te kete qarkulluar ne llogarite e tij bankare te pakten 800 milion leke Kur sapo kishte perfunduar shkollen e larte... dhe kur sapo kishte nisur te firmoste per here te pare ne bordero...

Mendoni se eshte vetem kaq Absolutisht jo Z. Basha bleu nje pikture qe kushtonte 6.500 euro po ate vit bleu edhe nje ore dore qe kushtoi 5.200 euro nje vit me pare kishte blere nje tjeter ore dore qe kushtonte 4.500 euro.

Ne vitin 2003 zoteria bleu madje edhe nje unaze me diamante qe kushtoi 11.500 euro ca me pas nje servis porcelani qe kushtoi plot 6.800 euro. Le ti bejme edhe njehere llogarite 304.726 euro - 34500 euro te tjera me objekte luksi - 267 000 dollare

Ne total nga viti 2001 deri ne vitin 2005 kur edhe erdhi ne politike ky person ka qarkulluar ne llogarite e tij bankare peraferisht 1 miliard leke Me thoni nje tjeter
ish-zevendeskamarier ne Rinas dhe DJ ne klubin Studenti te Utrechtit qe behet milioner kesisoj. Ka ndonje mendim rreth kesaj zonja Aurela Isufi Basha

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›