Basha paraqet nesër në Bruksel raportin e progresit
TIRANE- Ministri Basha do të paraqesë nesër në Bruksel, raportin e progresit me Bashkimin Evropian për të mundësuar heqjen e vizave. Qeveria pretendon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga BE, ndërkohë që opozita deklaron të kundërtën . Vetëm pak ditë më parë, Partia Socialiste tha përmes një deklarate për shtyp, se procesi i heqjes së vizave nuk do të mund të jetë i mundur për këtë vit.
Ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, tha në një intervistë për BBC-në se raporti që do të dorëzohet paraqet në mënyrë përgjithësuese tablonë më të plotë mbi të gjithë çështjet që Brukseli po merr në shqyrtim dhe do t’ia paraqes Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili më tej pritet të përcaktojë rrjedhën e procesit të heqjes së vizave për qytetarët shqiptare.
Basha ëhstë shprehur optimist në lidhje me këtë cështje duke thënë se qeveria i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian.
Ndonse nuk jep një datë të saktë të realizimit të këtij hapi kaq të pritur nga shqiptarët, Ministri i jashtëm u shpreh se shpreson në një vendim të shpejtë nga ana e Bashkimit Evropian.