E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës,rinis procesi mësimor në të gjitha shkollat

Ka rinisur procesi mësimor në të gjitha shkollat e qarkut të Kuksit, pas gati dy javësh pezullim. Frekuentimi ka qenë në nivelet maksimale, ndërkohë që është siguruar lënda ngrohëse për të përballuar të ftohtin e këtyre ditëve. 

KUKES- Ka rinisur procesi mësimor në të gjitha shkollat e qarkut të Kuksit. Pas mbylljes së shkollave për shkak të kushteve të vështira të motit dhe bllokimit të rrugëve nga rreshjet e dendura të dëborës, prej gati dy javësh, fëmijët e sistemit parauniversitar në shumë rrethe të vendit nuk kanë shkuar nëpër shkolla.
Sipas Drejtorit rajonal të arsimit në qarkun e Kuksit janë hapur të gjitha shkollat, në të cilat ishte pezulluar procesi mësimor. Vetëm në një shkollë të zonën e Zapodit, mësimi nuk ka nisur për shkak të carjeve në muret e jashtme të godinës.
Bëhet e ditur se pas hapjes së shkollave frekuentimi ka qenë në nivelet maksimale, ndërkohë që është siguruar lënda ngrohëse për të përballuar të ftohtin e këtyre ditëve.

(e.n/atsh/ Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›