E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bindja demokratike shkon në Kushtetuese, kërkesë për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka sjellë reagimin e menjëhershëm të partive politike. Bindja demokratike e Astrit Patozit njoftoi sot dorëzimin e ankimimit në Gjykate Kushtetuese, kundër kodit zgjedhor të miratuar në verë në kuvend. Bindja Demokratike kërkon shfuqizimin e nenit 163 të kodit zgjedhor, i cili merret me përllogaritjen e mandateve të deputetëve. 
Në dokumentin e dorëzuar prej anëtarit të bordit të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, argumentohet antikushtetueshmëria e të ashtuquajtuarit herës në shpërndarjen e mandateve, si një element që cënon barazinë e votës dhe që praktikisht bie ndesh me parimin e listës së hapur të sanksionuar në kushtetutë.
Tani mbetet në dorë në Gjykatës Kushtetuese thotë Astrit Patozi në një status në facebook, ta marrë në shqyrtim këtë kërkesë, në mënyrë që t’i paraprihet aplikimit të Kodit Elektoral, përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›