E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndryshime jo vetëm në Qeveri, por edhe në rang zëvendësministrash

Të tjera ndryshime në Qeveri, pasi kryeministri Edi Rama njoftoi emërimin e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme, pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa i besoi postin e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit. Lëvizjet e radhës janë në nivel zv/ministrash.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, është liruar nga detyra zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, ndërsa në vend të tij është emëruar Gjergji Simaku. Mësohet se Shkreli do të jetë kreu i Institutit të Ndërtimit.

Po ashtu, është liruar nga detyra edhe zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sokol Dedja. Ndërkohë është emëruar zëvendësministër i Brendshëm Andi Mahila. Andi Mahila aktualisht është Administrator i UMT. Po ashtu ai ka mbajtur edhe postin e konsullit të Shqipërisë në Athinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›