Basha përshëndet prioritetin e Presidencës Sllovene Ballkanit Perëndimor
Ministria e Punëve të Jashtme i ka përcjellë dje një mesazh urimi Presidencës sllovene të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke i uruar suksese në përmbushjen e këtij mandati të rëndësishëm, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Ministria e Jashtme ka vlerësuar se Presidenca sllovene është e para nga një vend i rajonit dhe e para nga një prej dhjetë vendeve të anëtarësuara në BE në vitin 2004. Burime pranë Ministrisë bënë të ditur se, MPJ i uron asaj sukses nё pёrmbushjen e kёtij mandati tё rёndёsishёm, pasi gjatё kёtyre gjashtё muajve, Sllovenia do tё udhёheqё politikёn dhe vendimmarrjen e BE-sё nё fusha tё ndryshme tё politikёs sё brendshme tё BE-sё por edhe nё politikёn e jashtme. Në këtë kuadër, Ministria e Punёve tё Jashtme shpreh bindjen se