Bashkia dorëzohet para malit me plehra, Rama premton se do e shndërrojë Tiranën si Napoli
Ndonëse Tirana prej vitesh dergjet nën ndotjen madhore të pluhurit, tani shtohet edhe një problem tjetër tejet i rrezikshëm për jetën e banorëve. Qyteti është pllakosur prej disa ditësh nga shpërndarja pa kriter e mbeturinave dhe njëkohësisht nga papërgjegjshmëria e Bashkisë së Tiranës dhe neglizhenca e firmës kontraktuese që ka ekskluzivitetin e pastrimit të tyre. Kryetari i Bashkisë Edi Rama, nuk është mjaftuar me këtë situatë anormale dhe i ndodhur në amulli të pafundme e në mënyrë krejt absurde, u ka dërguar një letër