E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare: Ndarja me të keqen do të jetë kontribut dhe meritë e të gjithëve

Vendimi për të lënë vendin tim, është vazhdim logjik i asaj që kam mbrojtur gjer tani në veprën time. Dje i kam dërguar një letër Presidentit Ramiz Alia, ku i kam shpjeguar arsyet e këtij veprimi. Gjer më sot jam përpjekur të ndihmoj për zbutjen e regjimit, me ato mjete që kanë qenë të mundura në Shqipëri.
Në takimet dhe letërkëmbimet që kam pasur me Presidentin, në pranverën e këtij viti, ia kam shpjeguar fare qartë kërkesat për demokratizimin urgjent, të thellë e të plotë të vendit. Mirëpo premtimet e dhëna nuk u mbajtën dhe zhgënjimi im, ashtu si i shumë shqiptarëve, është i hidhur.
Duke mos pasur asnjë mundësi tjetër për të bërë të qartë pozicionin tim, meqenëse në Shqipëri nuk ekziston mundësia e opozitës legale, zgjodha rrugën që nuk do t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›