Basha, premtime për ish- të përndjekurit politik

Kandidiati i “Aleancës për qytetarin” për Bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha ka premtuar për ish-të përndjekurit politik mbështetje në strehimin e tyre.
Duke qenë i pranishëm në një takim me simpatizantë të Partisë së të Drejtave të Mohura e Re, zoti Basha tha se nëse gjatë gjithë këtyre viteve, kësaj kategorie qytetarësh u janë mohuar shumë të drejta, gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës do të bëjë të mundur që këto të drejta të mohura të zvogëlohen.
Po ashtu kandidiati demokrat tha se në katër vitet që do të vijnë do të bëjë të mundur që rrugët e Tiranës të mos kenë emrat e tyre që nuk kanë dhënë kontribut për kryeqytetin, por emrat e atyre që u sakrifikuan për demokraci. Këta persona me shumë se askush tjetër tha Basha, janë ish të përndjekurit politik.
Kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, Fatmir Hoxha tha se në garën për Bashkinë e Tiranës kjo parti mbështet Lulzim Bashën, si alternativa që do ti shërbejë Tiranës pa ngjyra politike.
Pas fjalës së tij, Lulzim Basha zhvilloi një takim me drejtues të institutit të ish- të përndjekurve politik.