E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Alternativa jone eshte alternativa e zhvillimit

Kryeministri Berisha mori pjesë dje pasdite në inaugurimin e përfundimit të punimeve të rrugës “Aleksandër Goga”, në Porto Romano, Durrës, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 120 milion lekësh, me gjatësi 3 kilometra.

Kryeministri Berisha falënderoi të gjithë qytetarët e Durrësit për mbështetjen e vazhdueshme, që ata i kanë dhënë Partisë Demokratike dhe mazhorancës qeverisëse. “Këtë mbështetje dhe votën tuaj, tha kryeministri, ne do ta shndërrojmë edhe në katër vitet që vijnë me kryetarin e ri të bashkisë Ferdinant Xhaferrin në rrugë dhe infrastrukturë moderne për të gjithë qarkun e Durrësit”.

Kryeministri Berisha theksoi se gjatë këtyre viteve në rrethin e Durrësit, janë asfaltuar rreth 246 kilometra rrugë kombëtare dhe rurale. “Kemi ndërtuar dhe rindërtuar 52 shkolla, do të ndërtojmë dhe rindërtojmë të gjitha shkollat përfshirë kampusin modern për universitetin. Kemi ndërtuar 103 sisteme ujësjellsash dhe kanalizimesh garantojmë dhe do të garantojmë 24 orë ujë për të gjithë banorët e Durrësit dhe të qarkut të tij. Në Durrës, kemi ndërtuar spitalet më moderne dhe ambulancat dhe ju garantoj se në katër vitet që vijnë do ju ofrohen shërbimet më moderne shëndetësore për ju dhe qytetarët e këtij qarku. Në këto katër vite kemi subvencionuar 652 hektarë ullinj, vreshtari dhe sere, nga të cilat kanë përfituar rreth 3 mijë fermerë”, u shpreh Kryeministri.

Alternativa jonë, tha kryeministri Berisha është alternativa e zhvillimit, ndaj ai ftoi të gjithë qytetarët durrsakë të votojnë me 8 maj Ferdinat Xhaferrin si kryetar të ri të bashkisë së këtij qyteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›