Gjoncaj: Shqetësim, përgjedhja e anëtarëve të grupit të numërimit
Përzgjedhja e anëtarëve të grupeve të numërimit është një prej shqetësimeve aktuale kur zgjedhjet vendore janë vetëm pas 6 ditësh. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Genc Gjoncaj e ngriti këtë problem në mbledhjen e radhës dhe kërkoi një sqarim nga Komisioni Qëndror Zgjedhor lidhur me raportin e komisionerëve në lidhje me territorin. Sipas Gjoncaj, aktualisht ekzistojnë 66 KZAZ të cilat kanë në brendësi disa njësi.
Kreu i Komisionit Qëndror Zgjedhor Arben Ristani deklaroi se përcaktimi i grupeve të numërimit ka si kusht që të jenë banues në zonën zgjedhore.
Diskutime në Komision shkaktoi edhe kërkesa e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për të akredituar vëzhgues kërkesë që u përcaktua jashtë afatit kohor. Nënkryetarja Dëshira Subashi kërkoi që për shkak të kontributit të dhënë në zgjedhjet e kaluara, kjo kërkesë duhet të shqyrtohet.
Në rend dite, Komisioni emëroi dhe liroi edhe disa anëtarë të KZAZ-ve si dhe miratoi një qendër votimi në ambjent privat.