E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, premtimet dhe arritjet e gjermëtanishme

Edhe një herë tjetër, Basha theksoi se qytetari është dhe do të jetë në qendër të të gjitha punëve të bashkisë së kryeqytetit.

Premtimi i parë i mbajtur sipas Bashës, është procesi i hipotekimi të banesave në Tiranë, proces i cili ka nisur tashmë. “Faza e  parë e këtij procesi ka përfunduar me dërgimin e dosjeve të objekteve me lejet e shfrytëzimi, ndërsa faza dytë do të përfundojë brenda 3 -4 javëve", tha Basha.

Sipas tij, premtimi për dhënien e hipotekave për të gjithë qytetarët do të jetë brenda afateve të caktuara. Kryebashkiaku Basha tha se "mbajtëm premtimin për mbrojtjen nga veprimtaria e paligjshme e tregjeve dhe njësive tregtare, mbrojtjen e konsumatorit nga mallrat pa cilësi, nga mungesa e kushteve higjeno-sanitare dhe spekulimi me çmimet". "Ne krijuam Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, që do ketë për qëllim mbrojtjen e konsumatorit të Tiranës. Kjo agjenci do të zbatojë ligjin kundër çdokujt që abuzon me çmimet dhe cilësinë e produkteve", tha Basha.

Ai u shpreh se hoqëm dhe reduktuam 60 taksa në Tiranë. Duke përmendur gjithashtu premtimin për punësimin, tha se "po punohet për hapjen e sa më shumë vendeve të punës".  "Brenda 100 ditëshit spikat premtimi ynë për punësimin. Kjo është një çështje që nuk zgjidhet brenda 100 ditësh, por ajo që mund të bëjmë ne është të hidhen hapat e duhur për të ardhmen", tha Basha. 

Ai shtoi gjithashtu si një nga premtimet e mbajtura dhënien e "Kartës së studentit" , një marrëveshje e nënshkruar ditët e fundit me rektorët e universiteteve të Tiranës". Por teksa përmendi sukseset dhe proceset e nisura tashmë, ai kujtoi edhe premtimet e tjera të bëra, për të cilat tha se do të nisë shumë shpejt puna. Kryebashkiaku Basha tha se do të hapet konkursi për bulevardin e Tiranës dhe rehabilitimin e lumit, termat e referencës për tramvajin e Tiranës ndërsa ka garantuar se është përmbushur edhe adresimi i sigurisë në trafik për shkollat e kryeqytetit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-07 16:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›