E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjencat, deputetët ‘gozhdojnë’ Vasilin

 Vasili tha se do të vihen në dispozicion 200 automjete për urgjencën, ndërkohë që theksoi se 20 % e shërbimit të urgjencave spitalore dhe ambulatore janë të pajisur me aparatura.

"Do të realizojmë  strategjinë  kombëtare të shërbimit të urgjencës", tha Vasili, duke iu drejtuar deputetëve. Ai ishte i pranishëm në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku dhe u  zhvillua seanca dëgjimore për shërbimin e urgjencës spitalore dhe ambulatore. Ndërkohë, kjo seancë është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, të cilët kanë nënvizuar situatën e vështirë, sipas tyre, ku ndodhet shëndetësia.

Deputetët socialistë hodhën akuza, duke u shprehur se nuk është bërë asgjë për përmirësimin e kushteve në shëndetësi. Deputetët socialistë Eltar Deda dhe Klodiana Spahiu theksuan se qytetarët mungesën e urgjencave. Deputeti Deda solli në vëmendje rastin e gjyqtarit të vrarë në Vlorë, që, sipas tij, nuk mori ndihmën e duhur.

Ndërkohë që deputetët ngritën problemin e mungesës së medikamenteve dhe aparaturave në spitale.  Ndërkaq, deputeti i mazhorancës Flamur Noka vuri në dukje investimet e qeverisë në sistemin shëndetësor, duke bërë një paralelizëm dhe me situatën në të cilën ndodheshin në vitin 2005. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-07 16:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›