Bode Amnistia fiskale nuk eshte akt politik por i sherben ekonomise

Regjistri i debitorëve në administratën tatimore, do të fshihet brenda pak muajsh.
Amnistia fiskale, do të çlirojë bizneset, si të mëdha dhe të vogla nga detyrime të papaguara si dhe gjoba, të grumbulluara që prej krijimit të organit tatimor.
Sipas draftit të amnistisë fiskale, pastrimi i regjistrit të borxheve duhet të bëhet nga Tatimet brenda 2 muajve, që nga hyrja në fuqi e ligjit të amnistisë fiskale.
Biznese të vogla dhe të mëdha, të cilat janë debitorë pranë Tatimeve, brenda pak muajve do të fshihen nga regjistri I borxhit.
Efekti i amnistisë fiskale, e cila pritet të votohet ditën e sotme në seancë plenare, do të çlirojë sipërmarrësit nga detyrime, gjoba dhe kamatëvonesa, të cilat akumulohen që prej formimit të organit tatimor në vendin tonë.
Drejtoria e Përgjithshme ka për detyrë të pastrojë shifra të konsiderueshme borxhesh nga regjistri tatimor, brenda 2 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të amnistisë fiskale.
Drejtori i Borxhit, pranë Tatimeve tregon gjithashtu, se me bërjen zero të të gjitha detyrimeve të vjetra, Administrata Tatimore do të angazhohet në minimizimin e krijimit të borxheve të reja.
Aktualisht, debitorët më të mëdhenj janë bizneset e ndërtimit, por edhe bizneset e vogla.
Në rastin e borxhit tatimor, do të falen të gjitha detyrimet deri në vitin 2008.
Bizneseve qe paguajnë 30% te principalit të këtij borxhi për vitin 2009, u falen të gjitha detyrimet.
Kurse bizneseve që paguajnë 50% të principalit për vitin 2010, u falen të plotësisht detyrimet edhe për këtë vit.