E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha prezanton Jorida Tabakun si zëvendëse të tij

Lulzim Basha ka prezantuar gjatë ditës së sotme ish-ministren e Integrimit, Joria Tabaku, si zëvendëse të tij në bashkinë e Tiranës.

Basha ka bërë një biografi të Tabakut gjatë prezantimit të saj, ndërsa ka thënë se Tabaku do të drejtojë një projekt ambicioz për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Basha ndërkohë ka ripërsëritur faktin se qytetarët janë të parët dhe se zëri i tyre do të dëgjohet, duke qenë se sipas tij, ky nuk ishte vetëm një slogan për fushatën zgjedhore.

Basha ndërkohë ka shmangur pyetjen se çdo të bëhet me punonjësit e bashkisë, duke mos thënë nëse do ti shkarkojë apo jo ata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›