Basha prezanton kandidatin e njesise 7
Kandidati i mazhorances per kryebashkiak te Tiranes Lulzim Basha zhvilloi dje nje takim me banoret e njesise vendore nr. 7 ne kryeqytet ku prezantoi edhe kandidatin e koalicionit per kete njesi Krenar Alimehmetin. Teksa foli per kandidatin qe perfaqeson Partine Drejtesi Unitet dhe Integrim Basha theksoi se punesimi ishte ne qender te programit te tij elektoral. Le te fillojme nga puna aty ku dhembja eshte me e madhe dhe nevoja me e prekshme prandaj do ta fillojme me punesimin. Une kam nje plan konkret dhe serioz. Parashikohet qe stimujt fiskale vetem brenda 6 muajve te pare do te perkthehen fonde te mjaftueshme per punedhenesit ne kete qytet per te hapur 4000 vende te reja pune premtoi Basha. Sipas tij zhvillimi i biznesit te vogel dhe te mesem ne kete njesi ishte nje tjeter prioritet i tij qe do te gjente zbatim qe ne gjashte muajt e pare ne rast se do te perzgjidhej nga qytetaret e Tiranes si kryebashkiak.