E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamze arrestohet nje person e shpallet ne kerkim nje tjeter

Incidenti

Incidenti ne Kamze ku mbeti i plagosur nje polic bashkiak nuk ka kaluar pa arrestime. Sipas te dhenave zyrtare te policise kryeqytetase nga sherbimet e hetimit dhe te parandalimit te krimit te Komisariatit nr. 5 bene te mundur dokumentimin ligjor dhe zbardhjen e rrethanave ku mbeti i plagosur ne Kamze Rasim Hoxha 43 vjec polic bashkiak. Fale nje pune hetimore ne drejtim te zbardhjes teresisht te rrethanave te plagosjes u arrit kapja e njerit prej autoreve dhe me pas arrestimi i shtetasit Petrit Ahmet Hoxha 36 vjec banues ne Paskuqan Tirane. Nderkohe u be shpallja ne kerkim e shtetasit Xh. S 41 vjec i cili tashme eshte identifikuar tha policia. Sipas hetimeve keta persona do te ndiqen penalisht sepse rreth ores 13.20 te se dieles ne rrugen Manhatan ne Kamze pas nje debati pergjate ngritjes se skenes per tubimin e PS-se dyshohet se kane goditur me sende te forta 47-vjecarin Hoxha. Po ashtu gjate kesaj grindje ata dyshohet se kane shkaterruar edhe automjetin Reno me targa 241 KS 881 ne pronesi te Rasim Hoxhes. Sherbimet e Komisariatit nr. 5 ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine e Tiranes e akuzojne Hoxhen per plagosje dhe shkaterrim prone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›