Korce kandidati per bashkine nuk e leshon prefekturen
Partia Socialiste ne Korce ka deklaruar se kandidati i PD-se Andrea Mano po ben fushate kur ende nuk ka dhene doreheqjen nga posti i prefektit. Sipas deges se PS-se kandidati i djathte po perdor karrigen e prefektit per tu bere presion institucioneve. Edhe pse fushata elektorale ka dite qe ka filluar dhe afati zyrtar per doreheqjen e kandidatit ka kaluar nuk eshte bere zyrtarisht doreheqja e tij nga detyra e prefektit te qarkut post te cilin kandidati i djathte e mban prej nje viti. Kandidati i Partise Demokratike per zgjedhjet e 8 majit mban ende karrigen e prefektit te Qarkut te Korces. Mbajtja e ketij posti ne nje kohe kur ai garon per kreun e Bashkise se Korces perben konflikt interesi. Me sa duket kandidatit Andrea Mano i duhet ende karrigia e prefektit prej nga ku komandon dhe urdheron drejtoret dhe punonjesit e institucioneve per ti vene ata ne rreshtat e mitingjeve dhe takimeve elektorale dhe per te ushtruar presion ndaj institucioneve tha Eva Naci zedhenese e PS-se se Korces. Nga ana e tij kandidati i PD-se Andrea Mano ka pranuar ne nje komunikim telefonik se nuk e ka dhene doreheqjen por nuk ka dhene asnje arsye per kete veprim. Ai ka refuzuar te dale me nje reagim publik per kete ceshtje.