E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte beteja Rama-Berisha me 5 maj

Procesi

Tri dite para zgjedhjeve lokale me 5 maj ne Gjykaten e Larte do te vendoset per fajesine e Kryeministrit Sali Berisha per akuzen e shpifjes dhe shperdorimit te detyres. Beteja Rama-Berisha u zhvendos dje per nje moment ne Gjykaten e Larte me padites kreun e Bashkise se Tiranes i cili akuzon Kryeministrin se ka shpifur dhe shperdoruar detyren gjate nje seance plenare ne vitin 2009. Kolegji Penal i kesaj gjykate me relator gjyqtarin Gani Dizdari ka shtyre seancen e djeshme ne date 5 maj me arsyetimin se do te verifikohet koha ne te cilen ka marre dijeni kryesocialisti per pushimin e hetimeve nga Prokuroria e Pergjithshme. Kjo e fundit pushoi hetimet me argumentin se nuk ka veper penale. Kryetari i Bashkise se Tiranes i eshte drejtuar Gjykates se Larte me nje ankim per shfuqizimin e vendimit te Prokurorise se Pergjithshme per mosfillimin e procedimit penal ndaj shefit te ekzekutivit Berisha. Kreu i opozites Rama u sulmua ashper nga mazhoranca madje edhe nga vete kreu i ekzekutivit i cili jo vetem hodhi akuza te renda ndaj kryebashkiakut por sulmoi ashper familjen e tij. Ne nje seance plenare te muajit nentor 2009 Kryeministri Sali Berisha vec akuzave te renda e sulmoi kundershtarin politik duke u marre dhe me jeten e tij private. Ne vazhden e ketyre perplasjeve kryesocialisti Edi Rama depozitoi ne Prokurorine e Pergjithshme nje kallezim penal ndaj Kryeministrit Berisha duke kerkuar procedimin penal te tij per akuzen e shpifjes dhe fyerjes per shkak te detyres ndersa kreu nje padi edhe ne Gjykaten e Larte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›