Basha prezanton nën/kryetarin e dytë për konsumatorin

Z. Panariti vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe posti i tij fokusohet kryesisht tek mbrojtja e konsumatorit, ashtu sikurse e theskoi edhe Basha.
“Në detyrën e tij të re do të fokusohet në çështje të rëndësishme, si ajo për mbrojtjen e konsumatorëve, si cilësinë e ushqimeve ashtu edhe çmimet. Është një punë voluminoze”, tha Basha.
Nga ana e tij, Panariti u shpreh se krijimi i zyrës së konsumatorit është prioritet numër një. “Portofoli përmban gjithë atë plan që ju e keni parashtruar gjatë fushatës elektorale. Krijimit i zyrës së konsumatorit që është prioriteti numër një i imi. Kemi edhe mbrojtjen e mjedisit. Këto prioritete janë në përputhje edhe me vizionin tim qytetar dhe intelektual”, tha Panariti. /S.Ll/Start/
2011-07-27 12:33