Tiranë, përplasje me armë për fërkimin e makinave

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për shkak të fërkimit të dy makinave në rrugë, çka ka shkaktuar zënkën e drejtuesve.
Pas kësaj, dy drejtuesit janë konfrontuar fizikisht midis tyre dhe më pas njëri prej shoferëve ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar mbi personin tjetër.
Ngjarja ka ndodhur 30 minuta më parë dhe informacionet janë paraprake edhe për policinë. I plagosur ka mbetur shtetasi Roland Tufa, i cili është prekur nga një plumb në shpatull. I lënduari ka përfunduar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku po merr ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka marrë në cilësinë e provës materiale katër gëzhoja të pistoletës, ndërkohë që po pyeten edhe personat dëshmitarë. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, duke qenë se kjo zonë është mjaft e populluar. /S.Ll/Start/
2011-07-27 14:18