E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha qytetareve Projekt per rigjenerimin e lagjeve

Lulzim Basha me banore

Tirane 1 prill 2011 NOA- Lagja Ali Demi ka qene stacioni i radhes ku eshte ndalur per te degjuar qytetaret kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha.

Qytetaret e kesaj zone i jane ankuar kandidatit te koalicionit Aleance per qytetarin se Ali Demi ka mbetur teresisht i pazhvilluar madje edhe infrastruktura e kesaj zone eshte per te ardhur keq pasi sipas tyre brendia e lagjeve eshte e paprekur.

Lidhur me shtepite e vjetra dhe nevojen urgjente per nderhyrje ne to Lulzim Basha u premtoi banoreve se kjo gje do te ndodhe kur ai te jete ne krye te Bashkise pasi eshte pjese e rendesishme e programit  te tij per kryeqytetin.

Nje tjeter problem qe iu prezantua kandidatit Basha ishin edhe taksat e larta.

Nga ana e tij Lulzim Basha i siguroi banoret se ka ne projektin e tij per Tiranen zhvillimin dhe rigjenerimin e lagjeve ne brendesi te tyre.

Lidhur me papunesine Basha i garantoi banoret se e ka prioritet punesimin dhe plani i tij ka krijimin e 30 mije vendeve te reja te pune ne Tirane.

Patjeter duhet te nise perspektiva e punesimit te rinise para se te mbarojne shkollat. Ne duhet te nxisim fuqimisht investimet ne Tirane.  Nje pike te vecante informacioni per studentet do te kete ne Bashki e cila do ti afroje me tregun e punesu tha qytetareve kandidati Basha.

Nder te tjera Lulzim Basha u premtoi banoreve se do ta riktheje Kinema Ali Demin.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeTabaku Basha u ofron zgjidhje qytetareve Rama eshte fiksuar pas luftes politikeNikolla Luli nje mini-Sali ofron varferi e papunesiBasha me banoret e minibashkise nr.5 Taksat e infrastruktura shqetesimi i banoreve Tahiri Parate e pista te regjimit po blejne median per makijazh elektoralPS Prokuroria te hetoje financimet e spoteve te Levizjes Zgjohu Lidhjeinfrastrukture kinema Ali Demi lagja Ali Demi lulzim basha projekt rigjenerimi punesim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›