Kantrimen takon kreret e shtetit Berisha 8 maji me standarte te larta

UPDATE- Kryeministri Berisha gjate takimit me Kantrimen e ka njohur ate me pergatitjet qe po behen per procesin zgjedhor te 8 majit. Berisha eshte shprehur se po synohet te arrihen standardet me te larta nderkombetare dhe i rikonfirmoi atij angazhimin e plote dhe te palekundur te qeverise shqiptare per arritjen e tyre. Kryeministri e siguroi se procesi zgjedhor i 8 majit do te njohe standardet me te larta te transparences duke falenderuar per kete edhe angazhimin e OSBE - ODIHR-it si dhe mbeshtetjen financiare qe SHBA-te po i japin vezhguesve vendas si dhe se mazhoranca eshte e angazhuar per nje fushate pozitive te fokusuar te interesat e qytetarit dhe te komuniteteve.
Zevendes sekretari i shtetit Countryman ndersa vleresoi pergatitjet qe po ben KQZ dhe institucionet e tjera per procesin zgjedhor dhe hartimin e listave te zgjedhesve nenvizoi rendesine qe ka jo vetem nje proces zgjedhor sipas standardeve me te mira por dhe roli dhe sjellja e partive politike ne periudhen paszgjedhore.
Nderkohe presidenti Topi ka zhvilluar sot nje takim me Zevendesndihmes Sekretarin amerikan te Shtetit per Evropen dhe per Azine Tomas Kantrimen. Te dy theksuan rendesine qe ka rivendosja e e dialogut politik institucional forcimi i demokracise funksionale respektimi i institucioneve te pavarura kushtetuese shqiptare si dhe rendesine e pavaresise e te profesionalizmit te mediave.
Kryetari i shtetit theksoi gatishmerine e tij personale dhe institucionale qe te ndermarre cdo veprim te nevojshem qe garanton zgjedhje te drejta korrekte dhe demokratike dhe qe inkurajon KQZ-ne si dhe te gjithe infrastrukturen zgjedhore.
Kjo sipas presidentit do te ndikoje pozitivisht jo vetem ne imazhin nderkombetar dhe te ardhmen integruese te Shqiperise por dhe ne funksion te interesave te qytetareve.
Vete Kantrimen vleresoi rolin e luajtur nga presidenti ne prag te zgjedhjeve dhe perpjekjet e tij si simbol i unitetit te popullit ne sherbim te Shqiperise dhe demokracise funksionale ne vend.
Zv.ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit per Europen dhe Azine Tomas Kantrimen do te jete ne nje konference per shtyp nga ambjentet e Ambasades Amerikane ne Shqiperi.