Basha reagon për akuzat e Patozit

Duke folur për herë të parë, pas kritikave të dy prej figurave kryesore të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi dhe Astrit Patozi, për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tregua tolerant me çdo mendim ndryshe.
Basha nuk hyri ne detaje te kritikave, kur u pyet për deklaratat e Astrit Patozit në "Top Story", por u kërkoi demokratëve të çdo niveli përfaqësimi te respektojnë vendimin e qartë të anëtarësisë, ta kuptojnë ate dhe te angazhohen të gjithë bashkë në një përballje të fort opozitare.
"Në Partinë Demokratike, çdokush thotë atë që mendon apo atë që do të thotë. Kjo vlen për anëtarët e thjeshtë të PD, vlen për drejtues, vlen
Në Partinë Demokratike, çdokush thotë atë që mendon apo atë që do të thotë. Kjo vlen për anëtarët e thjeshtë të PD, vlen për drejtues, vlen për këdo. Ne jemi dhe mbetemi parti e njerëzve të lirë dhe lirisë së shprehjes së mendimit në çdo kohë dhe për çdo çështje. Për çështjen në fjalë, mbi 41 mijë anëtarë të PD janë shprehur qartë dhe duke dëgjuar vullnetin e tyre, zërin e tyre, është detyra ime por edhe e gjithkujt prej nesh të angazhohemi maksimalisht për një përballje të fortë, të vendosur e të pandarë, me sfidat që na presin dhe kthimin e këtyre sfidave në mundësi për PD dhe nëpërmjet PD, për shpresat dhe aspiratat e çdo qytetari shqiptar ndaj mazhorancës problematike të mashtrimit të 23 qershorit", tha Basha.
Zoti Basha i bëri këto komente pas inaugurimit të rrugës qe mban emrin e njërit prej themeluesve të Partisë Demokratike, Gramoz Pashko./Indeksonline/