PDK nominon Lushtakun për kryetar të Skenderajt

Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar kryetarin aktual të komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun i cili gjendet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.
Për këtë ka njoftuar dega e PDK-së në Skenderaj pas mbledhjes së mbajtur lidhur me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
“Kryesia e Degës në mënyrë unanime ka marrë vendim që të nominojë Z. Sami Lushtaku si kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale të nëtorit të këtij viti. Anëtarët e Kryesisë, duke shprehur qëndrimin e anëtarësisë së gjërë të PDK-së, kanë shprehur mbështetjen e tyre të fuqishme për Kryetarin aktual të komunës së Skenderajt edhe për një mandat tjetër”, thuhet në komunikatën e degës së PDK-së në Skenderaj./indeksonline/