Konflikt për tokën e Kishës së Laçit

Kisha e Laçit, e njohur si Shëna Ndou nuk është vetëm një vend pelegrinazhi ku besimtare të të gjitha feve shkojnë çdo ditë.
Por edhe një vend ku konflikti për pronësinë e një pjese toke ka hapur shume probleme. Për shkak të këtij konflikti disa vite me pare një klerik është dhunuar ne ambientet e brendshme të kishës se shenjtë.
Pas rikthimit në kishën e Laçit, kleriku Mikel Pllumaj i është rikthyer kësaj çështjeje, ai thotë se kisha ka certifikatën e pronësisë të 38 mije metra katrore toke qe nga varrezat deri ne vendin e shenjtë dhe për ketë tregon gjithë dokumentet.
Pader Mikeli shton se ai është dakord qe të ketë zhvillim dhe ofertë për pelegrinët por jo ndërtime kuturu dhe pa një plan të cilat ndikojnë negativisht
Astrit Vlashi ka ndërtuar ne afërsi të kishës dy ndërtesa. Ai ka ngritur lokale shërbimi për pelegrinët qe vijnë në kishë dhe se ai e ka pronën prej vitit 1991./Indeksonline/