Basha shpall kryeministrin e Kuvajtit Qytetar Nderi
Share
Lulzim Basha ka deklaruar se do të kërkojë në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak, miratimin e 5 projekt-vendimeve.
Ai tha se Këshillit do i paraqiten 5 propozime, mes të cilave, shpalljen Nderi i Tiranës të kryeministrit të Kuvajtit dhe aktores Eliza Dushku, vendimin e rëndësishëm për ristrukturimin e administratës në bashki dhe propozimin për uljen e taksave të bashkisë dhe kalimi i ekipit të Tiranës një shoqëri aksionere.
Basha tha se do të kërkojë uljen e 60 taksave, ndërsa ka kërkuar që “Këshilli Bashkiak nuk do të veprojë si një trup i ndarë në parti politike, por si një trup i vetëm në të mirë të qytetarëve të Tiranës”