Topalli: PS, celulë anti-evropiane

Jozefina Topalli
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehet se Partia Socialiste është celulë anti-evropiane. Këtë koment Topalli e ka bërë gjatë një interviste për Radio Evropën e Lirë. Sipas kryetares së Kuvendit shqiptarët po paguajnë bllokadën e opozitës për integrimin e Shqipërisë në BE.
Shqiptarët do ta paguajnë edhe një herë bojkotin dhe bllokadën që opozita i ka bërë Parlamentit, gjatë këtyre dy vjetëve është shprehur Topalli duke shtuar se me sa duket, është edhe një lloj celule anti-evropiane.
Në pyetje se për se nuk kanë ndryshuar gjerat me kthimin e opozitës në Kuvend Topalli thotë se ata, në fakt, vazhdojnë ta bojkotojnë votimin e ligjeve me 3/5.
Ndërsa lidhur me faktin se Presidenti Topi mund të krijojë një pol brenda së djathtës, Topalli nuk e sheh këtë si një shqetësim për PD-në.
Nuk ka asnjë shqetësim. E dyta, kjo nuk është diçka e papritur, as e panjohur. Besoj se do të merrte nga e majta, sepse zoti Topi ka luajtur në fushën e majtë gjatë gjithë kësaj periudhe. Kjo nuk më intereson aq, sa më dhemb fakti që kjo është një fyerje ndaj karriges së presidentit, është shprehur ajo.