E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, takim të përjavshëm me aleatët

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, është takuar sërish me aleatët e vet ditën e sotme. Ky është takimi i disatë me radhë dhe tashmë duket se tryeza e Ramës me aleatët është kthyer në një takim të përjavshëm.

Në takimin që u zhvillua pranë selisë rozë marrin pjesë kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PSV 91 Petro Koçi, kreu i PDS-së Paskal Milo, politikani Preç Zogaj si dhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule.

Takimi kishte në qendër të saj propozimet e opozitës lidhur me reformën zgjedhore.

Në përfundim të takimit të partive opozitare, koordinatori Zogaj tha se javën e ardhme (të marten) do të ketë një takim për reformën zgjedhore ku do të diskutohen propozime konkrete mbi këtë reformë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›