E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, sot ne Athine, neser ne Madrid te PSE

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama niset sot per nje vizite ne shtetin fqinj, Athine. Kreu i opozites shqiptare, do te zhvilloje ne diten e pare te vizites se tij, nje takim madheshtor me emigrantet shqiptare ne kete shtet, ku do te bisedojne mbi situaten, qendrimin e tyre dhe aktivitetet ne shtetin fqinj. Njeheresh, do te diskutoje dhe per situaten politike ne vend dhe perparesive qe do te kene si emigrante pas fitores se PS dhe PASOK-ut. Rama, do vijoje neser viziten ne Madrid, ku do te marre pjese ne nje takim me kreret e partive socialiste nga e gjithe Evropa. Ne kete takim, qe do te zhvillohet ne 1 dhjetor, pritet qe Rama te mbaje edhe nje fjalim para krereve te partive simotra socialiste ne Evrope. Ai do te shkoje ne takim, me statusin e Kryetarit te Internacionales Socialiste per Evropen Juglindore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›