E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha sulmon Ramën: Qeveria e re, ekip eksperimental

bashaVetëm një ditë pasi kryeministri i zgjedhur, Edi Rama prezantoi qeverinë e re, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi ndaj disa prej emrave të cilët do të mbajnë poste ministrore. Gjatë fjalës së tij, Basha e cilësoi ekipin e prezantuar nga Rama si një ekip eksperimental.

Deklarata

Kreu i opozitës lëshoi një sërë akuzash në drejtim të emrave të disa prej ministrave të rinj. Tok me emrat e shqiptuar dje nga Kryesocialisti, në veshët e shqiptarëve gjëmuan jehonat e së shkuarës së palavdishme dhe të bëmave të errta të anëtarëve të këtij ekipi eksperimental. Aktorë të së kaluarës së largët, ministra të Ramiz Alisë, protagonistë famëkeq të kapjes së shtetit dhe përfitimit nga pushteti gjatë qeverisjes së korruptuar të para 2005, sharësit dhe shpifësit më të zellshëm kundër Shqipërisë në çdo udhëkryq të rëndësishëm të vendimmarrjeve Evropiane, protagonistë të lidhjeve me trafiqet dhe lidhje nepotike dhe menaxhues të njohur të interesave të ish-kryetarit në Bashkinë e Kryeqytetit deri para dy vitesh, tha Basha. Sipas Bashës, Rama shqelmoi çdo parim të demokracisë parlamentare duke shpikur rregulla të reja në funksion të kapjes së pushtetit. Duke lënë jashtë vlera dhe kapacitete serioze të Partisë Socialiste dhe duke përfshirë kamikaze personale Edi Rama shkelmoji çdo parim qeverisës të një demokracie parlamentare dhe shpiku rregulla të paqena në funksion të kapjes dhe mbajtjes të gjithë pushtetit për veten dhe tarafin e tij, u shpreh Basha.

Opozita

Në përfundim të fjalës së tij, Lulzim Basha tha se Partia Demokratike do të përballet me mazhorancën e re duke mbrojtur interesat e vendit dhe të qytetarëve. Partia Demokratike është e vendosur që në respekt të parimeve më të shenjta të demokracisë parlamentare dhe të vullnetit të qytetarëve shqiptarë të përballet fuqishëm dhe të mbrojë interesat e vendit dhe qytetarëve nga kjo skemë e kapjes së pushtetit dhe e batërdisjes së paralajmëruar të shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë, përfundoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›