E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takim me studentet ne Fakultetin e Ekonomise


Ne kuader te fushates elektorale kandidati demokrat per kryeqytetin zhvilloi pasditen e se premtes nje takim me studentet e Fakultetit te Ekonomise.

Ne nje prej auditoreve te ketij fakulteti Basha i premtoi te pranishemve se do i pajise ata me karteen e studentit brenda shtatorit te ketij viti si dhe do ndertoje kampuse universitare biblioteke dhe se do siguroje bursa per studentet e shkelqyer.

Me pas Lulzim Basha u ndal dhe tek ceshtja e shumefolur e punesimit.

Me nje perllogaritje minimale modeste ne do te clirojme biznesin e vogel dhe biznesin ne teresi ne Tirane per te hapur minimalisht 4 mije vende te reja pune. ka thene Basha para studenteve.



Kandidati demokrat per bashkine e kryeqytetit Lulzim Basha zhvilloi paraditen e sotme nje takim me banore te zones se Kombinatit. Ne kete takim Basha premtoi se bashkia e Tiranes nen drejtimin e tij do vere dore mbi qendrat shendetesore dhe urgjencat e qytetit.

Po sipas Bashes ai do ndjeke nje politike te vecante per personat me aftesi te kufizuara me qellim qe ata te integrohen sa me shume ne shoqeri.

Gjate vizites se tij ne Kombinat Basha u takua me nje perfaqesi te personave me aftesi te kufizuar si dhe me banore te kesaj zone.

Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›