E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Referendum nëse qytetarët kanë probleme

Në takimin elektoral të partisë Lëvizja e Legalitetit, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës Lulzim basha në fjalën e tij ka vënë theksin në transparencën që bashkia që ai do të drejtojë do të bëjë me fondet e tyre.

Ndër të tjera kandidati i “aleancës për qytetarin”, ka pohuar se nëse qytetarët kanë probleme për qeverisjen vendore të realizojnë edhe referendum nëse do të jetë e nevojshme.
 

Ndërsa në fjalën e tij kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu ka ftuar të gjithë qytetarët që në 8 maj të votojnë për këtë parti si dhe për kanidadatin Lulzim Basha.
 

Gjithashtu në këtë takim kanë qenë pjesë edhe personalitete të tjera të politikës së Shqipërisë por edhe të Kosovës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›