Rritje rrogash e pensionesh dy here me shume se cmimet Rikthim i pages se 13-te
Takimi elektoral në Gramsh i ka dhënë mundësi Kryeministri Berisha që të argumentojë investimet e qeverisë në këtë zonë.
Por në të njëjtën kohë duke kundërshtuar kështu dhe deklaratat e një ditë më parë të kreut të PS-së Edi Rama, sipas të cilave në këto zona nuk është shtruar as dhe 1 kilometër rrugë.
“Alternativa jonë bazohet në garantimin e rrugës sonë të sigurt, për anëtarësinë në BE. Cila është alternative tjetër, e bllokimit mohimit shpifjeve dhe trillimit. Do t’u bëj thirrje qytetarëve të Gramshit demokratë, socialistë, e të paparti, cili ishte mesazhi që i dërgoi Edi Rama nga ky shesh kompanisë gjigante njëshit në botë për ndërtimin e HEC SHTATCRAFT kur deklaroi se Berisha po u tregon përralla me HEC. SHTATCRAFT është kompania më serioze e botës në ndërtimin e hidrocentraleve, qesharak bëhet ai që e quan përrallë projektin e tij vendimin e tij për të ndërtuar HEC-in e Devollit, për të investuar 1 mld euro për të punësuar qindra e qindra qytetarë nga Gramshi”, u shpreh Berisha. Gjithashtu, një përgjigje duhej të merrte Rama sipas tij, nga drejtuesit e pushtetit vendor në Gramsh dhe nga qytetarët dhe për pretendimet se mungon infrastruktura rrugore. “Demokratë, socialistë, të paparti sa e vërtetë është ajo që deklaroi këtu shoku i autobusit. I bëj thirrjeve krerëve të komunave ta ftojnë drejtuesin e autobusit mavi të ecë në rrugët e reja. Në këtë bashki që qeverisët nga socialistët kemi ndërtuar shkolla, po ndërtojmë kudo dhe pa dallime partiake”, sqaroi Berisha.
Por fjala e kreu të qeverisë përveç apelit për të mbështetur me votë Partinë Demokratike u mbyll me një angazhim për rritje rrogash e pensionesh, e shoqëruar kjo dhe me dhënien e rrogës së 13. “Do rrisim rrogat dhe pensionet dy herë më shumë se çmimet. Jam këtu për t’u premtuar punonjësve të administratës pavarësisht nga rritja e përvitshme nga fundi i këtij viti do të merret rroga e trembëdhjetë për ta nga Partia Demokratike”, u shpreh Kryeministri.
Ndërsa rritja e rrogave e pensioneve erdhi e shoqëruar dhe me masën sesa do të shkojë kjo rritje. “Mësuesit do të marrin 18 rroga më shumë se merrte në vitin 2005. Një mjek do të marrë 22 rroga, ashtu si dhe fermeret do të marrin 12 pensione me shume se ne vitin 2005. Më 23 qershor votoni për punësimin tuaj, për shndërrimin e burimeve ujore te Gramshit në energji, punësim për Gramshin dhe Shqipërinë, votoni për integrimin e Gramshit, Elbasanit, e Shqipërisë në BE, votoni 44, votoni PD”, vuri në dukje Berisha.