Basha takohet me qytetarët e Tiranës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka pritur sot në zyrën e tij dhjetra qytetarë, ku është njohur nga afër me kërkesat e tyre.
Disa nga probelmet që qytetarët kane paraqitur sot para kryebashkiakut kanë qenë çështje si, punësimi, prona, strehimi, infrastruktura, etj.
Ndërkohë e premtja në Bashkinë e Tiranës do të kthehet në një ditë ku qytetarët e kryeqytetit do të kenë mundësinë t`i paraqesin kryetarit Lulzim Basha problemet e tyre.