Polemika të ashpra për fotot seksi të 10-vjeçares
Foto seksi të 10-vjeçares Thylane Lena-Rose Blondeau, të publikuara në revistën Vogue, kanë bërë që të shpërthejnë polemika të ashpra.
Vajza e vogël paraqitet në disa poza seksi, me buzët e fryra dhe të lyera me një të kuq të ndezur, me taka dhe në një pozicion joshës.
Mbrojtësit e të drejtave të fëmijëve e kanë cilësuar këtë gjë si një veprim shumë të dëmshëm psikologjik për fëmijët, duke u stimuluar sjellje të tilla.
Kryeministri britanik, David Kamerun, ka premtuar që të marrë masa, në mënyrë që fëmijët mos të paraqiten më në kopertinat e revistave në poza seksi.


