Liga e Kampionëve, Arsenali përballë Udineses
Arsenali është caktuar të përballet me Udinesen në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Shorti i tërhequr sot në zyrat qendrore të UEFA-së në Nyon të Zvicrës, vendosi që ekipi zviceran Zurich do të përballet me gjigantin gjerman Bayern Munich.
Ekipi spanjoll Villarreal do ta ketë më të lehtë, pasi do të përballet me danezët e Odense, ndërsa ekipi francez Lyon pritet ta ketë më të vështirë kundër rusëve të Rubin Kazan.
Klubi holandez Twente është caktuar përballë atij portugez Benfica, ndërsa ai danez Copenhagen, që vitin e kaluar arriti në fazën e grupeve, do të ketë përballë çekët e Viktoria Plzen.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 23 dhe 24 gusht.