E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha takon Sorecën! Ambasadori i BE: Folëm për situatën politike e integrimin në BE

Luigi Soreca është ambasadori i parë në vendin tonë, që ka uruar Lulzim Bashën për rizgjedhjen e tij në krye të PD-së për të tretën herë radhazi. Ai ka zhvilluar ditën e sotme në takim ‘kokë më kokë’ me kryedemokratin, ku janë diskutuar 2 çështje kryesore, legjislatura e re e parlamentit dhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian.

“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të ardhshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Soreca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›