E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama takon homologun grek Mitsotakis, para Samitit të NATO-s

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përpara fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel. Të dy udhëheqësit kanë diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për ecurinë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilat, Mitsotakis, ka ripërsëritur mbështetjen e fuqishme të Athinës.

Në të njëjtën kohë, Mitsotakis dhe Rama ranë dakord që të dy vendet janë të gatshme të shpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshje të përbashkët, ne lidhje me përcaktimin e kufijve të zonave të tyre detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Sipas burimeve qeveritare greke, Rama ka falënderuar homologun e tij grek për 20,000 vaksinat të cilat i ka dhuruar sot Greqia Shqipërisë.

Kyriakos Mitsotakis ka ripërsëritur interesin e qëndrueshëm dhe të përhershëm të Athinës për pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe të vendosjes së ligjit , të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë.

Gjithashtu, kryeministri grek ka përgëzuar  Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet 2022-2023.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›