Emisionin “Përballë” në RTSH, Spiropali: Gati për tu ulur me opozitën për një president konsensual

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, thotë se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për emrin e një presidenti të ri konsensual. E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Spiropali tha se qeveria është e gati për tu ulur në një tryezë me opozitën për këtë çështje.
” Ne jemi të gatshëm që me opozitën në parlament këtë radhë të diskutojmë, të ulemi në tryezë të marrim propozime nga të gjitha palët për emrin e një presidenti konsensual.Jemi të gatshëm të marrim prej tyre opsione, të diskutojmë emra, të diskutojmë parimisht kriteret që duhet të plotësojë Presidenti.” – tha Spiropali.
Sipas Spiropalit, PS e shkarkoi Ilir Metën jo me emocion por për shkak të shkeljes së rëndë të kushtetutës.
“Ne nuk e kemi shkarkuar me emocion, përkundrazi kemi qënë të zhveshur nga çdo lloj emocioni për Ilir Metën. Ne e kemi shkarkuar me një raport më shumë se 120 faqe të detajuar mbi shkeljet e tij të kushtetutës.” – theksoi Spiripali në Përballë.