Basha takon ambasadorin e OSBE-së Robert Wilton
Kryetari i ri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me kryetarin në detyrë të prezencës së OSBE-së në Shqipëri Robert Wilton.
Takimi është zhvilluar për rreth 40 minuta në selinë Blu ndërsa pas takimit ambasadori Wilton nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Ky është takimi i dytë që Basha zhvillon me trupin diplomatik, që pas marrjes së detyrës si kryetar i Partisë Demokratike.
Dy ditë më parë, Basha u takua edhe me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi të cilit i ka paraqitur një sërë shqetësimesh të Partisë Demokratike si për ato që i cilëson si manipulime në zgjedhje ashtu edhe për paralajmërimet e mazhorancës së re për spastrime në administratë.
Lulzim Basha u zgjodh në krye të PD-së në 22 korrik me një diferencë të thellë votash ndaj rivalit të tij Sokol Olldashi.