Berishës nuk i iket nga pushteti pa e shkatërruar Krujën me gurore dhe furra gëlqereje
Nuk ka gjë më të shëmtuar se të marrësh rrugën për në Krujë. Të dhimbset masakra që është bërë dhe po bëhet aty, duke shkatërruar një nga zonat më të bukura në vend.
Jo pak, por disa herë, kryeministri i ri, Edi Rama, ka deklaruar se atë që i ka bërë Sali Berisha Krujës, nuk ia kanë bërë as pushtuesit osmanë.
Gurore e furra gëlqereje kanë ngrënë malin duke dhuruar një pamje të tmerrshme.
Por Berishës nuk i iket nga pushteti pa e shkatërruar totalisht atë zonë.
Kështu, vendimi më i fundit i marrë në qeveri parashikon shkatërrimin e 19 hektarëve pyll në këtë zonë, të cilat do përdoren nga shoqëria Shpresa- AL për shfrytëzimin e gurit gëlqeror.
Masakra do të bëhet në zonën pyjore Krastë- Krujë, që me vendim të Berishës do të hiqet nga fondi pyjor për të kaluar në duart e Shpresa- AL, kompanisë që gjatë zgjedhjeve nuk i hiqte flamujt e PD-së nga autobusët e saj të linjës Kamzë- Tiranë./ep