E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS depoziton në Kolegj kërkesën për shpërndarjen e mandateve

Partia Socialiste ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë me anë të së cilës kërkon ndarjen e mandateve të deputeteve për zgjedhjet e 23 qershorit.

Kërkesa është dorëzuar në Kolegj nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Koli Bele i cili deklaroi se në kushtet kur KQZ nuk mund të sigurojë kuorumin e nevojshëm për certifikimin e zgjedhjeve, PS iu drejtua Kolegjit si palë e interesuar.

Mësohet se Kolegji Zgjedhor do të marrë gjatë ditës së nesërme një vendim rreth kërkesës së Partisë Socialiste.

Pas shqyrtimit të të gjitha ankimimeve në Kolegj, Kodi Zgjedhor parashikon një periudhë prej tri ditësh për KQZ-në, e cila mund të miratojë ndarjen e mandateve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›