Përplasi dy policët në Kamëz, burg pa afat për Edmir Kolecin
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Edmir Kolecin, i cili aksidentoi për vdekje një efektiv policie ndërsa plagosi kolegun e tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 4 maj në Kamëz ku Koleci përplasi me automjetin e tij një patrullë policie e cila po kontrollonte dokumetacionet e mjeteve.
Si pasojë e aksidentit të rëndë humbi jetën polici Selman Lena dhe u plagos kolegu i tij Preng Lleshi.
Nga hetimet e organit të akuzës aksidenti është kryer në kushtet kur Koleci ka qënë në gjendje të dehur, kjo e vërtetuar pas raporteve toksikologjike të kryera pas aksidentit dhe ngiste makinën tej normave të lejuara të shpejtësisë.