E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha takon ambasadorin e OSBE-se ne fokus zgjedhjet e 23 qershorit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi kreun në detyrë të Prezencës së OSBE-së, z. Robert Uilton, I cili e uroi Bashën për zgjehdjen në krye të selisë blu.
Sipas njoftimit të shpërndraë për mediat nga Partia Demokratike, mësohet se gjatë takimit është diskutuan për zgjedhjet e 23 qershorit dhe arritjet në atë proces që i dedikohet angazhimit me vullnet të mirë politik të qeverisë dhe të mazhorancës së udhëhequr nga Partia Demokratike.

Në takim u nënvizuan problematikat serioze që tashmë janë konstatuar në institucione dhe në publik për këtë proces.

Në mënyrë të vecantë biseda u ndal tek vjedhja e flagrante e votave në qarkun e Lezhës dhe tentativa për marrjen e mandatit të Partisë Demokratike, problemet e konstatuara në qarkun e Shkodrës, etj.

Basha theksoi se problemet e evidentuara janë pasojë e një vullneti të munguar të PS-së për t’u angazhuar për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe se transparenca e plotë dhe vënia para përgjegjësisë e personave përgjegjës është mënyra e vetme për të trajtuar dhe zgjidhur këto probleme për të ardhmen.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm në Parlament dhe më gjërë midis Partisë Demokratike dhe prezencës së OSBE-së.

Dy ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me ambasdadorin e BE-së në vendin tonë Etore Sekui.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›