E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Vlores arrest me burg per Leo Osmenin

Gjykata e Vlorës i cakton masën e sigurisë “arrest me burg” bashkëpunëtorit të vrasjes së tre pushuesve të rastësishëm. Ndërsa pronarët e lokalit lirohen, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje”. 19 vjeçari Osmeni, ka pranuar krimin duke dhënë detaje për ngjarjen e së dielës. I shoqëruar nga policia, 19 vjeçari doli para gjyqtares Erila Çela dhe prokurorit Alebrt Kuliqaj që zhvilluan seancën me dyer të mbyllura… Para togave të zeza, mësohet se i riu me precedent penal dhe në kohën e kryerjes së krimit i liruar me kusht nga Gjykata, ka pranuar të tregoj ngjarjen e së dielës ku mbetën të vrarë Diana Ademi, Sokol Isufaj dhe Serdi Bajlozi… Sipas Osmenit, ka qenë ora 14:30 kur është njoftuar nga e motra që ndodhej në resortin “Kalaja” duke bërë plazh, se disa djem nga Fieri po e ngacmonin duke i kërkuar adresën e “facebook”...Rrugës për tek plazhi, 19 vjeçari ka marr në telefon shokun e tij, tashmë I shpallur në kërkim Delin Hajdaraj që të marr armën dhe të shkonte në plazh pasi kishte një problem…Osmeni tregoj se me të mbërritur në plazh ka nisur debatet me fierakët, ku njërin prej tyre e kishte goditur me kaçavid dhe në sherr e sipër ka ardhur autori i vrasjes Hajdaraj. Ky i fundit, sapo  ka parë shokun që po rrihej nga fierakët ka qëlluar me armë duke vrarë në vend tre pushuesit e rastësishëm…  Në përfundim të këtij rrëfimi, me kërkesë të prokurorit, gjyqtarja caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 19 vjeçarin Osmeni, mbi të cilin rëndon akuza e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”… Po kjo gjyqtare me kërkesë të prokurorit liroj nga qelia dy pronarët e lokalit ku ndodhi vrasja, Servet dhe Saimir Qamo, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje”. 
Policia e Vlorës arreston pronarët e lokalit ku ndodhi vrasja
Në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në plazhin e quajtur “Kalaja” në Vlorë ku mbetën të vrarë 3 persona, grupi hetimor i ngritur posacërisht për këtë ngjarje ka bërë arrestimin në flagrancë të dy personave. Në pranga kanë rënë Saimir Qamo, vjec 25, dhe Servet Qamo, vjec 54, të dy banues në Vlorë, bashkëpronarë të plazhit të quajtur “Kalaja”,  ku ndodhi ngjarja. Arrestimi i tyre u krye pasi megjithëse  kishin detyrimin ligjor për të kallzuar kimin e ndodhur në plazhin që kishin në pronësi nuk kanë e kryer një gjë të tillë, duke mos dhënë shpjegime.  Arrestimi i tyre u krye për  veprën penale “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Identifikohet autori i vrasjes së trefishtë në Vlorë Asnje nga viktimat nuk kishte lidhje me vrasesit dhe te tre plazhistet u vrane rastesisht. Vrasesi i dyshuar quhet Delin Hajdaraj dhe eshte 22 vjec, nga lagjia 1 Maj e Vlores. Ai ka qene ne local se bashku me nje shokun e tij, Leo Osmanin, 19 vjec nga po e njejta lagje e Vlores. Ndersa te ishin ne lokal, motra e Leo Osmanit i ka lajmëruar se po ngacmoheshin nga disa persona ne plazh. Reagimi ka qene i menjehershem i te dyve. Ndersa 19 vjecari Leo Osmani ka zbritur ne plazh dhe ka nisur te zihet me grushta, Delin Hajdaraj ka shkuar ne makinen e tij, ku kishte fshehur automatikun. Sapo eshte afruar prane vendit te ngjarjes ka qelluar me disa bresheri. Nga breshëria e automatikut kanë mbetur të vrarë 35 vjecari Sokol Isufaj, 20-vjeçari Serdi Bajlozi, qe lahej ne det dhe 40-vjeçarja Diana Ademi, e cila sipas deshmitareve ishte ne gjume kur u vra. Menjehere pas vrasjes Delin Hajdaraj eshte larguar me makine dhe 1 km larg vendit te ngjarjes ka hedhur armen e cila eshte gjetur me pas nga policia.  Leo Osmani per momentin ndodhet ne qelite e paraburgimit te Vlores, ndersa vrasesi eshte shpallur ne kerkim. Mesohet se per vrasjen jane pyetur rreth 100 persona, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre dhe detaje për krimin. 

Të afërmit e Sokol Isufajt: Nuk kishte lidhje me sherrin në plazh, ishte person pa probleme Të tronditur nga ngjarja ku mbeti i vrarë Sokol Isufaj, fqinj dhe të afërm perjashtojne mundesine qe ai te ishte perfshire ne nje sherr gjate pushimeve. Reagimi për ngjarjen e rëndë bëhet me i fortë pas spekulimeve për motivin e vrasjes së 34 vjecarit.  Ne anen tjeter, lidhja me vrasjen e deputetit të Rroskovecit Fatmir Xhindi është nje absurditet sipas tyre. Sokol Isufi është babai i dy fëmijëve. Ai ishte me profesion elektricist dhe punonte bashke me të atin.

Plazhistët pas ngjarjes makabër në Vlorë  Përveç viktimave masakra e Vlorës ka lënë të traumatizuar plazhistë të shumtë që po pushonin në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë. Ngjarje si kjo sipas vlonjatëve sjellin frikë dhe pasiguri në qytet pasi fenomene të tilla mund të përsëriten më mes të ditës.  Më të shqetësuarit duket se janë operatorët turistik pasi i druhen largimit të turistëve dhe heqjes së Vlorës nga lista vendeve të përzgjedhura për pushime e verës.  Vrasja makabre ndodhi ditën e dielë në një nga plazhet e Vlorës ku gjetën vdekjen 3 persona. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›