E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takon banoret e Bregut te Lumit

Kandidati per Kryebashkiak ne Tirane Lulzim Basha i ka garantuar sot banoret e Bregut te Lumit se do ti jepet fund diferencimit ne investime dhe mbledhjes se taksave pa siguruar sherbime. Po keshtu kandidati per kryetar bashkie ne Tirane Lulzim Basha garantoi se ujerat e zeza nuk do te derdhen me ne Lumin e Tiranes por ato do te perpunohen si ne cdo kryeqender tjeter europiane.

Kolektoret nuk do derdhen me ne lume do perpunohen ashtu sic perpunohen kudo ne bote. Ky eshte parakusht qe lumi i Tiranes te kthehet ne nje clodhje dhe ne nje vend ku njerezit te kene deshire te vijne. Te jeni te sigurte qe diskriminim per shperndarje te investimeve nuk do te kete me tha Basha.

Nderkoh Basha akuzoi Bashkine e Tiranes per taksa te larta ndersa upremtoi banoreve te Bregut te lumit se taksat do te ulen per te gjithe qytetaret.

Taksat e bashkise per qytetaret jane te larta. Taksat do ti ulim per te gjithe qytetaret. Por ne vecanti per qytetaret ne nevoje sic jane me qindra sic jane me mijera ketu ne qytet taksat e bashkise do te aplikohen ne nivelet minimale dhe pervec kesaj ju do te keni ndihme sociale nga bashkia ashtu sic duhet te kete cdo qytetar ne nevoje.- tha ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›