Falja fiskale nis ne maj

“Dje miratuam ligjin në kuvend. Ndërkohë kemi gati aktet dhe mendojmë se në dyjavëshin e parë të majit ligji do të nisë zbatimin”, tha ministri i Financave, Ridvan Bode.
Disa ekspertë thonë se miratimi i ligjit në kulmin e fushatës elektorale dhe dështimi i konsensusit politik kanë krijuar një klimë dyshuese mbi suksesin e faljes. Por a i trembet qeveria një dështimi të procesit?
“Ligji ofron te gjitha garancite e nevojshme qe te jete i suksesshem”, tha Bode.
Procesi cënohet edhe më shumë nga fakti se qeveria dhe biznesi kanë përplasje për nenin që i jep tatimeve të drejtën të kontrollojnë pas deklarimeve.
“Nese mendoni se pas amnistise do themi qe nuk do kontrollojme me kjo eshte absurde. Por veprat e amnistuara nuk kontrollohen me, shumat e amnistuara nuk mund te kontrollohen me”, tha Bode.
Qeveria përllogarit se përmes ligjit që miratoi në kuvend ka falur mbi 40 miliardë lekë detyrime të prapambetura ndaj biznesit dhe individëve.